Video/ Mjekët intervenuan disa herë brenda stacionit policor, gjatë operacionit “Pika”

Gjatë ditës së sotme, teksa po zhvillohej operacioni “Pika” janë vërejtur ekipet e ambulancës.
Në disa pamje të Indeksonline, shihet prezenca e mjekëve në stacionin policor, të cilët kanë intervenuar disa herë brenda objektit.
Kujtojmë që në këtë operacion u arrestuan 50 zyrtarë policorë me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Indeksonline/