75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Video/ Momenti i aksidentit mes autobusit dhe multikultivatorit në Istog

Indeksonline dje ka raportuar për një aksident mes autobusit dhe  multikultivatorit në fshatin Cërrcë të Istogut.

Lëndime kishte pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

RTV Fontana ka publikuar momentin e këtij aksidenti:

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgur për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/