75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Video: Momenti, kur Dybala e dërgoi Ashley Youngun prapa tek Unitedi

Juventusi mbrëmë e mposhti Interin me rezultat 2-0 në derby dItalia dhe Biankonerët tani janë shkëputur me 9-të pikë nga Neroaxurët, të cilët kanë një ndeshje më pak.

Ishte  supergoli i Paulo Dybalas që vulosi fitoren e Juventusit. Argjentinasi tregoi edhe njëherë se sa është i vlefshëm. Ai u fut në lojë nga stoli dhe arriti që të shënonte një supergol ndaj Interit.

Gjatë golit Dybala dribloi dyherë Ashley Youngun për mrekulli dhe në fund arriti ta çonte topin në rrjetë, duke e shtangur Handanoviqin.