09:57 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

Video/ Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

Tërmeti shkatërrues në Marok ka shkaktuar mbi 2 mijë viktima dhe ka lënë mbi 1400 të plagosur, dhe mijëra të pastrehë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar ndërsa 72 orët e fundit janë kritike.

Një video e cila po bën xhiron në rrjet tregon momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

Pamjet e rënda u publikuan në rrjetin social X por nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk jepen të dhëna se në çfarë zone është regjistruar episodi. Foshnja ishte e mbuluar nga dheu kur u shpëtua nga një burrë aty pranë.

Ajo thuhet se u dërgua në spital pasi u nxorr e gjallë. Në rrjet ka pasur mjaft pamje shqetësuese të pasojave pas këtij tërmeti që ndodhi të premten mbrëma.