75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Video/ Momenti kur ndodhi aksidenti fatal në Ozdrim të Pejës

Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në Ozdrim të Pejës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar aksidentin ku shihet vetura duke lëvizur me shpejtësi të madhe teksa godet veturën tjetër.

IndeksOnline ka siguruar pamjet nga ky aksident ku ka mbetur e vdekur një vajzë e moshës 7-vjeçe ndërsa disa persona tjerë të lënduar.

Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova./IndeksOnline/