12:26 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Video/ Momenti kur Policia kap pedofilin në motel dhe shpëton 13-vjeçaren

Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur policia në Florida gjen në motel një pedofil 22-vjeçar me një vajzë 13-vjeçare. Në pamjet e publikuara shihet 22-vjeçari “topless” në një dhomë të errët.

Oficeri Royce James bëri kontrolle në tre motele në zonën Edgewater të FloridaS, pasi ai mori një telefonatë nga gjyshja e vajzës, duke thënë se ajo nuk ishte kthyer nga shkolla dhe se një mikU i kishte thënë se ajo kishte shkuar në motel.

Kamera e trupit të policit kapi gjithë skenën, që në momentin që ai trokiti në derë, deri te gjetja e 22-vjeçarit Tyler Thompson, pa këmishë, në dhomën e motelit dhe me drita të fikura.

“Ku është ajo”, pyet James Thompsoni, pasi i thotë që të ulet në divan. Ai përgjigjet: “Ajo është brenda”. Vajza e vogël papritmas vrapon dhe përqafon oficerin.