20:41 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Video/ M&Sillosi, grumbullim rekord të grurit

Këtë vit grumbullim rekord të grurit ka bërë fabrika kosovare M&Sillosi, e cila merret me produkte të tilla, njofton Klan Kosova.

Ata kanë mbledhur rreth 95 përqind të grurit nëpër tokat kosovare. Cilësinë e lartë të grurit e argumentojnë me analizat në laboratorin e fabrikës, ata thonë se mielli është shumë kualitativ.

Nga mulliri M&Sillosi deklarojnë se nuk ka nevojë për shqetësime për miell ngase nëpër stoqet e fabrikës ka mjaftueshëm për furnizime në gjithë vendin.