Video nga bartja e Shinzo Abes nën mbulojë drejt helikopterit
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri gjatë pjesëmarrjes në një fushatë elektorale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipeve të shpëtimit.
Personel i madh shëndetësor e kanë bartur atë nga autoambulanca nën një mbulojë drejt helikopterit i cili e ka dërguar Aben në spital.
Sulmuesi është kapur menjëherë nga forcat e policisë.
The attacker, male, is in police custody.
— Kurumi Mori (@rumireports) July 8, 2022
Abe has been transported from ambulance to a helicopter now being airlifted to a hospital, NHK reports. pic.twitter.com/MPagkk1zHo
Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë.
Dy të shtëna mund të dëgjohen në videon e incidentit, të transmetuar nga transmetuesi publik NHK.Abe pësoi një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të qafës, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve në Tokio. Ai u dërgua në spital fillimisht me ambulancë, më pas me helikopter mjekësor.