17:20 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Video: Një 21 vjeçar del nga vetura e qëllon me armë në drejtim të njerëzve

Një video tronditëse është shpërndarë ku shihet se një person sapo del nga vetura në parkingun e një dyqani, nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të veturave në rrugë, shkruan IndeksOnline.

I dyshuari është Jarrod Mingo, i cili është kapur nga autoritetet policore.

21 vjeçari ka qëlluar dy makina por fatmirësisht nuk kishte asnjë të lënduar.

Ende nuk dihet përse i dyshuari e bëri këtë veprim.

Mingo përballet me nëntë akuza përfshirë sulmin e rëndë me një armë vdekjeprurëse dhe kriminel në posedimin e një arme zjarri./IndeksOnline/