14:08 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Video/ Një aventurë e re që shkoi keq, turistit i këputet litari gjatë hedhjes nga një lartësi

Aventurierët e përshkruajnë hedhjen në lartësi me litar si një përvojë afër vdekjes, por një ndër arriti t’i mbijetojë këputjes së kordonit në Tajlandë.

Pamjet e kalvarit të tmerrshëm u bënë virale këtë javë pasi turisti 39-vjeçar nga Hong Kongu doli publikisht me historinë e tij. Turisti u hodh nga një podium 10-katësh në qytetin e Pattaya.

Për fat të mirë, hedhja u bë mbi ujë. Litari i ‘bungee’ u këput milisekonda përpara se Majk t’i afrohej fundit të hedhjes, duke e përplasur atë në ujin poshtë.

“Ishte sikur dikush thjesht më rrahu keq”, e përshkroi turisti.

Zhytja e tij u dëshmua nga miqtë që ishin me të. Majk tha se fillimisht shkoi në park për të provuar poligonin e qitjes, por mori guximin për të bërë një hedhje pasi miqtë e tij e provuan.

“Ishte shumë e lartë kështu që mbylla sytë. Planifikova të hapja përsëri sytë kur të kthehesha lart”, tha Majk. “E kuptova se kordoni ishte këputur kur hapa sytë dhe isha i rrethuar nga uji”, shtoi ai.

Ai arriti të dilte në sipërfaqe dhe të notonte pavarësisht se këmbët e tij ishin të lidhura së bashku nga gjysma e poshtme e kordonit të këputur.