Video/ Një person vjedh në një depo në Prishtinë, kaq është vlera e mallit të vjedhur

Sot në mëngjes ka ndodhur një vjedhje në Komunën e Prishtinës.
Rasti ka ndodhur tek depo e TermoHouse në lagjen Arbëria, raporton Indeksonline.
Pronari i asaj kompanie ka thënë për Indeksonline se një person ka vjedhur material (gypa të kanalizimit).
Sipas tij, vlera e materialit të vjedhur shkon afër 400 euro.
Më poshtë pamje: