75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / AR

Video/ Për 50 cent shoferi dhe kondukteri i autobusit ushtrojnë dhunë tek udhëtari

Një javë më parë ka ndodhur një rrahje afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Shoferi i autobusit “24 Yjet” bashkë me kondukterin kanë ushtruar dhunë tek një udhëtar.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline dhe siç dëgjohet në videon e siguruar, rrahja ka ndodhur veç për mospagesë të biletës së autobusit, çmimi i së cilës është 50 cent.

“Ti me kanë njeri e kishe pagu biletën”, dëgjohet në video.

Pas kësaj, të tre dalin jashtë autobusit dhe kondukteri fillon ta godasë udhëtarin, derisa shoferi shihet se e kap për krahu.

Më poshtë pamjet:

VIDEO – KLIKO KËTU