Video/ Për të rinjtë dhe pronarin e këtij lokali në Bogë s’ka virus e rregulla, e “kallin” nejën

Larg nga qyteti, ku ka kufizime të lëvizjes pas orës 20:00 e ku rrugët e kafenetë janë të zbrazëta, megjithatë të rinjtë nuk e ndalin argëtimin në Bogë.
IndeksOnline ka siguruar një video, e cila është realizuar pas orës 21:00, ku dhjetëra të rinjë po pinë, kërcejnë e argëtohen në lokalin “Wolpact”.
Në këtë vend turistik, duket se pronarët s’po njohin rregullat dhe masat e vendosura nga Qeveria për ta parandaluar dhe përhapur pandeminë COVID-19.
Kujtojmë që mbrëmë IndeksOnline ka raportuar gjithashtu për muzikë live në lokalin “Lozana” (kafe e rakisë), ku Policia e Kosovës mori aksion, duke shqiptuar dënime afro 60 pjesmarrësve dhe një pronarit.