VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn
Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.
Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Reëxhajt për ta goditur në studion e emisionit.
Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

