75 Mall Live Search
17:13 / E Diele, 18 Gusht 2024 / H F

VIDEO/ ”Po flini gjumë”, Al Nasr pësoi 4 gola për 17 minuta, gjesti i CR7 ndaj shokëve të tij të ekipit bën xhiron e rrjetit

Cristiano Ronaldon nuk e mbajnë më nervat, kur gjërat nuk shkojnë mirë për të dhe skuadrën e tij.

Mbrëmjen e djeshme, skuadra e tij Al Nasr u turpërua në finalen e Superkupës duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 nga Al Hilal, edhe pse “të verdhët” kaluan të parët në avantazh, pikërisht me Ronaldon.

Kjo humbje nuk u përtyp mirë nga portugezi, i cili pasi bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve kundërshtarë, bëri dhe gjeste mosrespektimi ndaj shokëve të tij.

Pasi skuadra e tij pësoi katër gola për 17 minuta, Cristiano Ronaldo iu drejtua shokëve të tij duke i thënë se po “flini gjumë”.