75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

VIDEO/ Policia turke sulmon policinë greke në kufi

Portali grek Ekatimerini ngarkoi videon, duke thënë se policia turke po hidhte gaz lotsjellës në kufirin e tyre ndaj homologëve grekë.

Gazi lotsjellës raportohet se u hodh nga pala turke e kufirit Euros gjatë përleshjeve midis policisë greke dhe migrantëve që përpiqeshin me forcë të kalonin nga Turqia në Greqi.

Autoritetet Greke, të cilët postuan videon , sipas portalit, thanë që policia turke e stacionuar 40 metra nga kufiri hodhi gaz lotësjellës në zonën tampon .