16:08 / E Martë, 25 Tetor 2022 / B O

Video prekëse/ Majmuni i egër përpiqet të ringjallë burrin që e ushqente, e puth dhe…

Në pamje shihen momentet prekëse kur një majmun i tronditur nga dhimbja i jep një puthje të fundit mikut të tij njerëzor e madje përpiqet ta ringjallë, gjatë funeralit të tij.

Para se të vdiste, 56-vjeçari Peetambaram Rajan ushqente çdo ditë majmunin e egër gri me biskota e fruta në zonën rurale të Batticaloa, Sri Lanka. Kur njerëzit vinin për të bërë homazhe në funeralin e Rajan, ata panë sesa e fortë ishte lidhja me kafshën.

Majmuni qëndronte në butë të arkivolit të hapur të Rajan, i prekte mjekrën dhe dukej sikur habitej përse miku i tij nuk lëvizte. Në pamjet e regjistruara nga një prej njerëzve në funeral tregonin majmunin që afrohej e përpiqej të përqafonte mirëbërësin e tij njerëzor.

Majmuni më pas duket se afrohet dhe puth fytyrën e Rajan, të cilën e kap me duar sikur përpiqet ta ringjallte. Të pranishmit më pas e larguan majmunin e stresuar nga arkivoli.

Rajan baba i dy fëmijëve, vdiq nga një sëmundje e papritur më 17 tetor, raportonin mediat vendase. Video u postua online dhe është shikuar qindra mijëra herë e shoqëruar me komente prekëse të përdoruesve.