Video/ Qytetarët rrezikojnë jetën e tyre për të rregulluar rrymën në Rugovë, thonë se ekipet e KEDS-it nuk erdhën

Dy qytetarë nga Shtupeqi i Vogël në Rugovë të Pejës gjatë ditës së sotme kanë rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë hipur në shtylla elektrike për të rregulluar problemin me rrymën.
Siç thotë njëri nga banorët për Indeksonline, ekipet e KEDS-it nuk i janë përgjigjur thirrjes për intervenim.
Ai madje tregon se shkaku i kësaj është vënë në rrezik jeta e tyre.
Indeksonline ka tentuar të marrë edhe një version nga KEDS, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrë përgjigje.
Më poshtë pamje: