75 Mall Live Search
12:25 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Video sensibilizuese për mbajtjen e maskës, në shkollë

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Servete Maçi’ në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.