18:46 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Video shokuese që tregon abuzimet që bëhen brenda të burgosurve në Angli

Pamjet shokuese të marra nga një qeli burgu tregojnë të burgosurit që abuzlojnë fizikisht me të burgosurit tjerë që janë të paaftë të mbrojnë vetveten.

Njëri nga viktimat që shihet në klip, e që besohet të jetë filmuar brenda burgut në veri të Anglisë, hidhet me shuplakë në dysheme nga një bandit i cili dëgjohet duke qeshur.

Video doli në mediat sociale edhe pse nuk dihet aktualisht kur u fimua.

Në pamje shihen disa burra të cilët nën efektin e drogës “spice zombie” nuk mund të lëvizin përderisa të tjerët qeshin dhe abuzojnë me ta.

Nuk dihet nëse ata janë detyruar nga këta persona të marrin këto pilula apo e kanë bërë me vet-dëshirë./Indeksonline/