19:10 / E Hënë, 02 Maj 2022 / AR

Video/ Shqiptarët rrahen mes vete pas aksidentit në trafik

Dy makina janë aksidentuar së fundmi në Maminas. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, mirëpo shoferët e dy makinave dhe pasagjerë janë konfliktuar me njëri tjetrin. Siç shihet edhe nga pamjet, ata janë konfrontuar fizikisht.

Madje njëri prej tyre ka nxjerrë edhe kavot (e baterisë) nga bagazhi i makinës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që pas aksidentit, shoferët e zgjidhin gjithçka me sherr.