16:39 / E Diele, 02 Tetor 2022 / GF

Video/ Shtatë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në Arllat.

Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar shtatë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.