08:11 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Video/ Tanket e Rusisë hyjnë në Ukrainë përmes kufirit me Bjellorusinë

Videoja e mediave ndërkombëtare tregon tanke dhe automjete të tjera të blinduara që hyjnë në Ukrainë përmes një kalimi kufitar me Bjellorusinë. Videoja është marrë në vendkalimin Senkivka, Urkaine me Veselovka, Bjellorusi, e xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është duke gjurmuar inkursionin e raportuar të trupave nga Bjellorusia në Ukrainë, tha të enjten një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Nuk ishte e qartë nëse trupat ishin vetëm ruse apo gjithashtu bjelloruse, tha burimi.