Video/ Titull bote në Kosovë, Luan Rudaj i gatshëm për spektakël: Ejani të gjithë, do jetë “show”

Më 11 nëntor, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, për herë të parë në Kosovë do të organizohet titulli për Kampionat Botëror i Muay Thai.
Rudaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet ai dhe kundërshtari i tij në momentet më të mira gjatë dueleve të mëhershme.
“Jam i gatshëm të jap gjithçka në ring! Ju ftoj të na bashkoheni në palestrën sportive “Habib Zogaj” dhe të na përkrahni me zë të lartë”, ka shkruar ai.