Video udhëzuese, kështu mund të aplikoni për subvencionimin e energjisë

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar sot një video ku tregon si të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji.
Rizvanolli shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar, shkruan IndekOnline.
Aplikimi për këto masa bëhet në platformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.
Vlen të theksohet se gjatë plotësimit të formularit në platformën eKosova, në rubrikën ku kërkohet të shënohet shifra e konsumatorit, pas plotësimit të saktë të shifrës së konsumatorit duhet patjetër të klikohet butoni “Kërko” në mënyrë që të dhënat e juaja të procedohen.
Për më shumë shikoni videon më poshtë: