75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 08 Shtator 2023 / mp

Video/ Ukrainasit shkatërruan një nga sistemet më moderne të raketave ruse

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale shihen pamje që tregon shkatërrimin e pretenduar të një prej sistemeve më të mira dhe më moderne të mbrojtjes ajrore ruse.

Është një raketë vetëlëvizëse me një radar 9A317M Telar. Është pjesë e sistemit të mbrojtjes kundërajrore  BukM3.

Sipas ukrainasve, shkatërrimi ndodhi në Zaporizhzhia. Ai u shkatërrua nga një raketë lëshuese e forcave ukrainase.

Përveç këtij sistemi, siç shkruan kanali Ukraine Weapons Tracker, u shkatërruan lëshuesi 9A316/9A39M1 dhe automjete të tjera që i përkasin sistemit Buk.