12:16 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

VIDEO| Vetura ndalet tërësisht kamioni e “fluturon”, në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë ndërmjet një kamioni dhe një veture.

IndeksOnline ka raportuar më herët për këtë rast.

Po ashtu, IndeksOnline ka siguruar videon ku shihet qartë se si ka ndodhur ky aksident.

Në video shihet se vetura ishte ndalur tërësisht në vija të bardha për këmbësorë, me ç’rast kamioni kishte ardhur me një shpejtësi të madhe duke e goditur nga mbrapa.

Sipas policisë, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona./IndeksOnline/