75 Mall Live Search
21:39 / E Hënë, 06 Mars 2023 / AR

Video/ Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit, pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në çarshinë e vjetër të Shkupit.

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.

Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën “Zhilla”.

Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, gjegjësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: