75 Mall Live Search
18:18 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Gani Nitaj

Video/ Zjarre në fshatra të Klinës, digjet edhe një ambulancë

Në komunën e Klinës gjatë ditës së sotme janë përhapur disa zjarre.

Madje në fshatin Ujmir, zjarrit nuk i ka shpëruar as ambulanca e këtij fshati, ku banorët marrin shërbime mjekësore, transmeton IndeksOnline.

Përveç këtij fshati, zjarr i madh është përhapur edhe te stacioni i trenit në Klinë.

Zjarrfikësit gjatë gjithë kohës janë në terren duke tentuar ndaljen e zjarrit.