75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Video/ Zyrtarë nga Qeveria arrijnë tek “Orenda” në Pejë

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës tashmë kanë arritur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti i arritjes së tyre.

Në atë qendër është sulmuar një e moshuar e cila banonte aty, për të cilin rast janë alarmuar institucionet e vendit.

Deri tani të arrestuara janë infermierja që ka rrahur 70-vjeçaren, infermierja tjetër që ndihmoi në kryerjen e veprës dhe e dyshuara tjetër që ka incizuar./Indeksonline/