10:33 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Videoja e afrikanit të Kukësit po thyen çdo rekord shikueshmërie

Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja.

Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha europiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara.

Futbollisti afrikan ka kënduar para skuadrës kuksiane këngen e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”. Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celuluarë. Një video që po thyen rekord shikueshmërie në rrjetet sociale.