17:31 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Videoja e kosovarit bëhet hit në Gjermani, ndodhi pas ndeshjes Bayern-Schalke

Një veprim interesant ka ndodhur në ndeshjen e fundjavës në mes të Bayern Munchen dhe Schalke 04.

Një fëmijë ia ka kërkuar fanellën yllit të Bayernit, Joshua Kimich, shkruan Indeksonline.

Futbollisti i ri gjerman e ka vërejtur kërkesën e shkruar të tifozit të ri dhe nuk ka hezituar t’ia jap.

Megjithatë derisa ai po e kapte fanellën që ia dhuroi Kimich një dorë vjen nga mbrapa dhe ia rrëmben.

Ai që e kapi është një tifoz shqiptar nga Kosova por që përsëri u tregua zemërgjerë.

Kosovari ia ktheu përsëri fanellën dhe ky veprim ka marrë jehonë në të gjitha mediat sportive  ndërkombëtare. /IndeksOnline/