Videoja me ndërhyrjet e ashpra të Ramosit ndaj Messit është bërë virale
“El Clasico” po afron dhe çelësi i fitores ndaj Barcelonës është padyshim, ta ndalësh Lionel Messin.
Është një sfidë që Ramos është detyruar ta mbulojë argjentinasin ndër vite, megjithëse 33-vjeçari ka zbatuar ato taktika me shkallë të ndryshme të suksesit.
Çdoherë kur ka nevojë të ndërhyret me dy këmbët, ose ta sulmosh psikologjikisht, e ke të garantuar që Ramosi do të zbulojë edhe artet e errëta të futbollit nëse i nevojiten.
Në një video të shpërndarë në Twitter janë përmbledhur të gjitha ndërhyrjet e ashpra të Ramosit ndaj Messit ndër vite, transmeton Indeksonline.
Dikush t’i tregojë Ramosit që ka një të ardhme në WWE kur të pensionohet nga futbolli./Indeksonline/