75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 16 Mars 2026 / AR

Videoja që habiti fansat, Bia Khalifa thumbon “BBVK”-në

Ish-banorja e “BBVK” Bia Khalifa ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim ironizues që lidhet me situatën e mospastrimit që ndodhi këtë sezonë në “BBVK”.

Ajo publikoi në InstaStory një video ku shihet një vajzë e shtrirë në tokë në një ambient të mbushur me mbeturina dhe rrëmujë, shrkuan Indeksonline.

Në video, influencerja shkroi: “It gives BIG BROTHER VIP KOSOVA vibes.”

Ky postim u interpretua si një thumbim ndaj gjendjes së shtëpisë së “BBVK”-së, pasi gjithë kohën ka pasur shumë komente dhe kritika për mungesën e pastërtisë dhe rrëmujën mes banorëve duke e “thyer” rekordin për papastëri.

Kujtojmë se fituesi i këtij edicioni u shpall Londrim Mekaj./Indeksonline/