18:00 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Videoja që ‘mori në qafë’ kryeministrin e Qipros, po e mësonte një grua sesi të zhvishej

Skandal në Qipro. Kryeministri Ersan Saner njoftoi sot se do të largohet nga të gjitha funksionet politike, duke dhënë edhe dorëheqjen e tij.

Ky vendim i tij erdhi pas një videoje kompromentuese që qarkulloi në rrjetet sociale.

Në këtë video politikani shafqet në një ambient zyre duke i sugjeruar një gruaje sesi të zhvishet.

Ai tha se videoja ishte një komplot kundër tij, për të diskredituar figurën e tij si politikan. Mediet qipriote turke raportuan se videoja ishte publikuar nga një udhëheqës i mafias turke.