14:58 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, momenti emocionues ku ushtari ukrainas takohet me djalin e tij

Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka shënuar ditën e 10,  janë të pakta momentet e bukura që mund të shohim në media apo rrjetet sociale. Por një video e postuar së fundmi, ku shfaqet një ushtar ukrainas, i cili takohet me të birin e tij ka bërë xhiron e rrjetit duke prekur zemrat e të gjithëve.

Pas disa ditësh duke luftuar në vijën e parë të frontit, ushtari kishte shkuar në shtëpi për t’i furnizuar me ushqime familjarët. Në momentin që i biri sheh të atin, vrapon duke e përqafuar, ndërsa dëgjohet teksa e thërret: “Baba”.

Kanë qenë të shumta komentet, njëri prej tyre shkruan:  “Luftë e mallkuar, ky fëmijë nuk është i vetëdijshëm për asgjë ”. Ushtarëve ukrainasë u lejohet të vizitojnë familjarët, me qëllim që t’ju dërgojnë ushqim, ujë dhe sende tjera për të cilat kanë nevojë.