75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 09 Maj 2023 / k.v

Vidhen 18 radiatorë nga një shkollë në Skënderaj

Mëngjesin e së hënës në Skënderaj është raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shkollën fillore të një fshati të kësaj komune dhe me forcë kanë hapur depon e shkollës, duke vjedhur 18 radiatorë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përiktazi me rastin.

Me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/