Vidhen 200 litra derivate nafte, në Han të Elezit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Han të Elezit është vjedhur një sasi prej rreth 200 litrash derivate nafte.
Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari, që sipas ankuesit, i ka vjedhur derviatet e naftës, transmeton Indeksonline.
Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet, të cilat dyshohet se i kishte vjedhur.
Me vendim të prokurorit, ai pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/