Vidhen 28 shtylla metali në Leposaviq, Policia po heton rastin

Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 28 shtylla metali.
Pronari i kompanisë, ankuesi, ka njoftuar se vlera e shtyllave metalike është 280 euro.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se rasti është nën hetime.
“Leposaviq 09.10.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i kompanisë ka njoftuar se në vend-punishtet ku ishte duke punuar i janë vjedhur 28 shtylla metali me vlerë rreth 280 euro. Rasti duke u hetuar”, njofton PK.