Vidhen 300 euro nga kasaforta e një xhamie në Kamenicë
Dje gjatë ditës një person ka raportuar se përmes kamerave, kishte vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e kishte thyer kasafortën ku nga aty kishte vjedhur 300€ kesh para (monedha metali).
Rasti ka ndodhur në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

