22:16 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Vidhen 534 milionë dollarë nga një bursë Japoneze e monedhave kriptografike

Një prej bursave më të mëdha të monedhave virtule tha se ka humbur 534 milionë dollarë në një sulm kibernetik ndaj rrjetit të saj.

Coincheck ndaloi depozitimin dhe tërheqjen e monedhave kriptografike përveç Bitcoin.

Nëse konfirmohet, atëherë kjo do të ishte vjedhja më e madhe në historinë e monedhave dixhitale.

Një tjetër bursë Japoneze, MtGox, ra në kolaps në 2014-ën pas një hakimi ku humbi 400 milion dollarë.

Hakerët thyen sigurinë e bursës mbrëmjen e të Premtes. Coincheck është ende duke hetuar sesa konsumatorë janë prekur. Incidenti është raportuar pranë Policisë dhe autoriteteve financiare.

Kjo bëri të monedhat kriptografike të binin menjëherë. Bitcoin ra me 3.4% ndërsa Ripple me 9.9%.

Ishte një tjetër e premte por e vitit 2014 kur MtGox humbi 850,000 mijë bitcoin