Vidhen dy vetura brenda 24- orëve

Dy vetura janë raportuar të vjedhura gjatë 24-orëve të fundit. Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Vraniq të Gjakovës, transmeton IndeksOnline.
“Të martën, rreth orës 21 e 20 minuta është raportuar se të dyshuar të panjohur, në ‘Rrugën B’ i kanë vjedhur veturën me targa lokale ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa rasti tjetër që ka ndodhur në Vraniq të Gjakovës, sipas policisë po hetohet nga njësite përkatëse.
“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën ankuesit mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet shkurt në njoftimin e policisë./IndeksOnline/