Vidhen dy vetura brenda natës në Ferizaj
Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë thyer dhe demoluar shtëpinë e tij në Ferizaj dhe nga aty kanë arritur të marrin një veturë dhe një pistoletë për të cilën posedonte leje, transmeton IndeksOnline.
Rasti është lajmëruar në polici të dielën rreth orës 05 e 30 minuta ndërsa njësitet përkatëse të policisë kanë nisur hetimet.
Ndërsa disa orë më vonë, një person tjetër ka lajmëruar policinë se i është vjedhur vetura në Ferizaj.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore./IndeksOnline/