75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / k.v

Vidhen dy vetura në Prishtinë

Dy vetura janë raportuar të vjedhura brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se në rastin e parë, ankuesi ka informuar policisë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij në rrugën “Eqrem Çabej”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Ndërsa në rastin e dytë, ankuesi ka informuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të huaja.

Edhe ky rast sipas policisë është duke u hetuar./IndeksOnline/