Vidhen katër goma me fellne në një autolarje në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në Polici se tek një autolarje i janë vjedhur katër goma me fellne.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.07.2021 – 03:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek një autolarje i janë vjedhur katër goma me fellne. Njësiti policor si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrite të ndalojë dhe arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Indeksonline/