Vidhen material elektrik, 200 litra naftë e bateri në ish-stacionin e trenit në Ferizaj
Në ish-stacionin e trenit “Infra-Kos” në Gërlicë të Ferizajt të premten është raportuar një rast vjedhjeje.
Sipas ankuesit, janë vjedhur material elektrik, 200 litra naftë dhe 30 bateri.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në ish stacionin e trenit “INFRA-KOS”, nga persona të panjohur, janë vjedhur material elektrik-elektronik, derivate të naftës ne sasi prej 200 litra, 30 bateri. Sipas ankuesit vlera e dëmit është e madhe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

