75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Vidhen në një objekt në Ferizaj tri armë zjarri dhe 100 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për një vjedhje të rëndënë Ferizaj.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt dhe kanë vjedhur tri armë zjarri dhe 100 copë fishekë.

 Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një objekti dhe nga aty kanë vjedhur  tri armë zjarri dhe 100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori,  rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/