Vidhen para nga një veturë në Brezovicë

Një ankues ka raportuar në polici se janë vjedhur para nga vetura e tij, të cilën e kishte parkuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Sipas ankuesit, paratë janë vjedhur gjatë kohës sa ai ishte duke qëndruar në qendrën e skijimit, ndërsa e kishte vënë re se paratë po mungonin pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren.
Ai gjithashtu ka deklaruar se në veturë nuk janë vërejtur dëmtime, teksa është i sigurtë se veturën e kishte mbyllur me çelës.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.