11:30 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Vidhen para, stoli dhe një pistoletë në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, thuhet në njoftimin e policisë. /Indeksonline/