14:49 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Vidhen pishat në oborrin e një shkolle në Gjakovë

Mirëmbajtja e ambientit, veçmas në institucione shkollore është më se i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve, por edhe për t’i dhënë pamje më të bukur objekteve të ndryshme.

Megjithatë, ka qytetarë të pandërgjegjshëm që gjejnë edhe këto institucione t’i shëmtojnë, e këtë duke e bërë në mënyrën më të ultë të mundshme, duke prishur gjelbërimin, përcjellë Indeksonline.

Në shkollën e mesme të ulët  “Emin Duraku” në Gjakovë, dikush rreth orës 22:00 ka hyrë në oborr ka vjedhur shumicën e pishave që ishin të mbjellura.

Demolimi i ambientit të oborrit të shkollës që u bë mbrëmë, ka bërë që përmes rrjeteve sociale të reagojnë edhe mësimdhënës të këtij institucioni të cilët kanë shkruar: Se kujt po i pengon ambienti i shkollës sonë?!/Indeksonline/